STËRITVJE NË SUPERLIGË
Sigali, lehtë ndaj Kerasanit
18 October, 2015 @20:55
Një ndeshje e lehtë, sikur stërvitje, dhe një test i mirë për taktikat në mbrojtje e sulm për Sigal Prishtinën sot ndaj Kerasan Prishtinës në Prishtinë.
Sigal Prishtina pa dyshim fitoi ndeshjen, derisa Marjan Ilievski provoi gjithçka në ndeshje, ku Rinor Peci fitoi 35 minuta, e këtë stinor debutoi edhe Blerim Mazreku.
Peci përfundoi me 17 pikë ndeshjen, derisa pas tij më të dalluarit ishin Alhadji Mohammed me 15 pikë e Blerim Mazreku me 14.
Në anën tjetër, lojtarët e Kerasanit janë duke përfituar përvojë të jashtëzakonshme në Superligë. Etnik Peci me shokë kanë pasur mundësi të tregohen dhe testohen ndaj kampionëve të ligës ballkanike, derisa rezultati përfundimtar ishte 30 pikë dallim për Sigalin.
Ilievski pushoi sonte dyshën që u dallua në Beroe, Khalid El Amin dhe Mohamed Abukar.
Statistikat ekipore
Kerasan Prishtina | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë | 21 | 28 | |
Çereku i dytë | 13 | 26 | |
Çereku i tretë | 18 | 19 | |
Çereku i katërt | 17 | 26 | |
Kërcime | 29 | 46 | |
Asistime | 7 | 22 | |
Bllokada | 0 | 3 | |
Topa të vjedhur | 9 | 5 | |
Topa të humbur | 14 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 6/27 | 9/30 | |
Tentime nga loja | 25/75 | 41/75 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 13/23 | 8/15 |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | Kujtim Sadiku | 17 pikë | 3 kërcime | - |
2 | Etnik Peci | 12 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
3 | Ardit Beqiri | 12 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Ermir Gashi | 11 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Rinor Ahmeti | 9 pikë | 4 kërcime | - |
6 | Muhamedali Janjeva | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Genc Gashi | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Qëndrim Ajazaj | 2 pikë | 3 kërcime | - |
9 | Dion Pllana | - | 1 kërcim | - |
10 | Korab Muhadri | - | 1 kërcime | - |
11 | Kreshnik Muçolli | - | 2 kërcime | 2 asistime |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Rinor Peci | 17 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
2 | Alhaji Mohammed | 15 pikë | 1 asistim | - |
3 | Blerim Mazreku | 14 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Gazmend Sinani | 11 pikë | 12 kërcime | 1 asistim |
5 | Bamba Fall | 10 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
6 | Yll Kaçaniku | 10 pikë | 1 asistim | - |
7 | Gëzim Morina | 9 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
8 | Muhamed Hasani | 8 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
9 | Mergim Jakupi | 3 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
10 | Stanimir Marinov | 2 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |