QENDRA E KOSOVËS
Sinani i lënduar, s’udhëton për miqësore
11 July, 2017 @12:52
Qendra e ekipit të Bashkimit në stinorin e fundit të Superligës dhe e reprezentacionit të Kosovës, Gazmend Sinani, është lënduar dhe nuk do të udhëtojë me përfaqësuesen në miqësoret e paralajmëruara në Austri dhe Sllovaki.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e FBK-së sot, ndërsa rikthimi i Sinanit pritet të bëhet për rreth dy javë, derisa të rikuperohet.
Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar stërvitjet nga fillimi i këtij muaji, ndërsa miqësoret i ka arazhuar për datat 15 dhe 19 korrik në Austri, përkatësisht Sllovaki, ku selektori i ri i vendit, Brad Greenberg, pritet që të testojë për herë të parë lojtarët në një duel.