PARA NDESHJES: KERASAN-DRITA

Sonte dueli i parë Play-Out i Superligës
14 May, 2017 @15:53
Përballja që nis në ora 19e15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të Prishtinës sonte ndërmjet Kerasan Prishtinës (e parafundit në Superligë) dhe Dritës (finaliste e Play-Offit në Ligë të Parë) pritet që të sjellë emoocione të mëdha.
Kjo pasi që, ky është dueli i parë i serisë së Play-Outit të Superligës dhe Kerasan kërkon mbijetesën, ndërsa Drita kthimin në Superligë.
Drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë: Xhavit Beqiri, Ngadhnjim Shabani dhe Amar Djekovic.