Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA NË DANIMARKË

Stërvitja e fundit para ndeshjes, me një mungesë

Stërvitja e fundit para ndeshjes, me një mungesë


Teksti: FBK

29 June, 2022 @15:34

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Danimarkë.

Më herët janë stërvitur intensivisht në Prishtinë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Në stërvitje basketbollistët kanë dhënë maksimumin, ndërsa i vetmi i cili nuk ka stërvitur ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00.

Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore kishte shënuar Kosova 78:73.

Dardanët më pas pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje.

Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës.


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja