Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIFILLON STINORI TE VAJZAT

Stinori pranveror nis me derbin Bashkimi-Penza

Foto: KBF Bashkimi/ fb

Stinori pranveror nis me derbin Bashkimi-Penza


Teksti: FBK

11 January, 2023 @10:53

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave, që shënon edhe fillimin e stinorit pranveror.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes liderit të tabelës Bashkimit dhe kampiones aktuale, Penzës. Skuadra prizrenase ende nuk njeh për humbje në këtë edicion, njëherësh duke qenë e vetmja pa humbje, ndërsa vashat pejane nga dhjetë ndeshje kanë gjashtë fitore dhe katër humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj pritet një sfidë shumë interesante të enjten mbrëma në Therandë, pasi palestra në Prizren është në rinovim.

FBK

Takimi i parë zhvillohet mes Trepçës dhe United Basketball, ku vashat nga Mitrovica nga dhjetë xhiro kanë arritur dy fitore dhe tetë humbje, ndërsa ekipi i vashave nga Gjilani ka regjistruar katër fitore dhe gjashtë humbje.

TABELA AKTUALE

Të enjten nga ora 13:00, Prishtina është nikoqire e Vëllaznimit. Skuadra nga kryeqyteti në pjesë e parë të edicionit, ka arritur tetë fitore dhe dy humbje, ndërsa vashat kuqezi ende nuk ka arritur asnjë fitore.

Superliga e Femrave - Java 11

E mërkurë
13:00 Trepça-United Basketball

E enjte
13:00 Prishtina-Vëllaznimi
19:00 Bashkimi-Penza.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave