RIKTHIMI FANTASTIK NË SUPERLIGË

Darrell Davis Jr. (5) me fanellë të KB Prizreni'16 në ndeshje ndaj KB Prishtina/ Fotot: KBPrishtina/fb
Super start i Darrell Davies te Prizreni’16
12 March, 2022 @12:05
Erdhi vonë në ekip, për të zëvendësuar njërin ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës.
Darrell Davis arriti te skuadra e KB Prizreni’16 për të mbushur vendin bosh të lënë nga ylli i deri atëhershëm i skuadrës, Courtney Fells.
Mirëpo, ajo çka ka bërë Davis në tri përballjet e para të Prizrenit prej se është aty, është e jashtëzakonshme.
Ndoshta Darrel Davis nuk e ka pasur problem rikthimin në Superligë, pasi që më parë ka qenë pjesë e Rahovecit. Mirëpo, kur dihet se ka pasur edhe rikthime në Superligë që kanë dështuar, atëherë Davis meriton t’i përmendet rikthimi fantastik në elitën e basketbollit kosovar.
Amerikani 25-vjeçar (në maj i mbush të 26-tat) luan në pozitat 1-2 ose më saktë që njihet në fjalorin e basketbollit, shooting guard, ka bërë mesatare me dyshifror të dyfishtë!
Ai deri tash ka shënuar mestarisht 26 pikë për ndeshje, ka bërë 10 kërcime për ndeshje dhe ka dhënë 6 asistime për ndeshje. Mesatare e jashtëzakonshme kjo, kur dihet se bardhezinjtë kanë pasur punë të vështirë në tri përballjet e tyre të fundit, ndaj Prishtinës, Vllaznisë dhe Pejës.
Prizreni’16 po lufton për të arritur pozitën e dytë në fund të stinorit të rregullt në Superligë, ashtu që të sigurojë gjysmëfinalen e PlayOffit direkt.
Ndërsa ardhja e Davis në ekip, është thjesht - plotësisht e qëlluar në ekip për të mbushur zbrazëtinë e Fells.
Ai ka shënuar 22 pikë, 9 kërcime e 4 asistime në përballjen e parë të tij ndaj Vllaznisë, më 3 mars.
Pas kësaj, më 6 mars i ka shënuar Prishtinës 26 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
E së fundi, më 10 mars ai bëri gjithçka ndaj Pejës për ekipin e tij. Shënoi 31 pikë, 13 kërcime, me saktësi shuti 71% për dy pikë dhe 100% nga gjuajtjet e lira.
Nëse Davis mban këtë ritëm, me pak ndihmë nga bashkëlojtarët tjerë - Prizreni’16 mund të shkojë lartë në renditje, si të Superligës ashtu edhe të Ligës Unike.