ENGIN GENÇOĞLU

Terreni vendas vendimtar! Në Prishtinë për fitore
23 April, 2023 @22:23
Trajneri i Trepçës Engin Gençoglu ka qenë në disponim të mirë pas fitores së ekipit të tij sonte në Minatori, ndërsa me këtë triumf ekipi i tij ka barazuar serinë gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës në 2-2 dhe tashmë finalisti do të vendoset në ndeshjen finale të serisë.
“Përparësia e terrenit vendas është me të vëretetë avantazh i madh. Pasi që secili ekip luan ndryshe në shtëpi, kjo pasi që edhe tifozët në Kosovë janë tepër të mirë, natyrisht grupi jonë i tifozëve Torcida është i pabesueshëm dhe këta i japin energji ekipeve,” ka thënë fillmisht Gençoglu.
Ai më pas u pyet për ndeshjen e pestë, që dihet se do të luhet në Prishtinë, ku si trajner me Trepçën nuk ka arritur të shënojë fitore në katër ndeshje të këtij stinori në të gjitha garat. E tash vendimtarja për të arritur finalen luhen aty, pasi seria sonte u barazua në 2-2.
“E kemi lënë për ndeshjen e fundit, fitore në ndeshjen e fundit,” ka thënë duke qeshur trajneri turk i mitrovicasve pas fitores së sontme.
Peja ka siguruar finalen e PlayOffit, ndërsa pret kundërshtarin nga çifti Prishtina-Trepça. Fituesi i këtij çifti do të kuptohet në ndeshjen vendimtare të serisë, pas tri ditësh.