Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE HALF SEASON

TOP 5-shja e gjysmëstinorit në Ligën e Femrave 19/20

TOP 5-shja e gjysmëstinorit në Ligën e Femrave 19/20


18 December, 2019 @10:56

Pas 10 botimeve të pesëshes së javës në kuadër të Ligës së Femrave, TopSporti ka përzgjedhur edhe pesëshen më të mirë të pjesës së parë të stinorit në Ligën e Femrave, bazuar në pesëshet e javës.

Kështu, me 6 paraqitje në 5-shen e javës, Valbona Bytyqi nga Penza është basketbollistja që është zgjedhur më së shumti në më të mirat e javës, derisa skuadra e saj Penza me ndihmën e Bytyqit gjendet në pozitën e tretë.

Bashkimi e përfundoi gjysmëstinorin pa humbje, duke i fituar të gjitha ndeshjet. Vashat e skuadrës prizrenase kanë futur në pesëshe 9 emra të ndryshme, por Khadija Brown me 4 herë dhe Aisha Balarabe me 3, arritën të hyjnë në 5-shen gjysmëstinorit, falë performancave të tyre.

Kampionia aktuale e Ligës së Femrave, Prishtina, në 10 xhirot e zhvilluara, me 10 lojtare të ndryshme, u bë skuadra me më së shumti lojtare në TOP 5-shen e javës.

Enisa Kamerolli nga kjo skuadër me 3 paraqitje është zgjedhur në 5-shen e gjysmëstinorit në Ligën e Femrave.

Edhe pse skuadra e saj, Kastrioti, nuk ka bilanc të mirë të fitoreve, performanca e Agnesa Rrahmanit në 10 ndeshjet e zhvilluara është për t’u përmendur.

Agnesa arriti të hyjnë 4 herë në pesëshen e javës dhe është zgjedhur edhe në TOP 5-shen e gjysmëstinorit në Ligën e Femrave.

Kështu, pesëshja e gjysmëstinori në Ligën e Femrave është kjo: Enisa Kamerolli (Prishtina), Agnesa Rrahmani (Kastrioti), Valbona Bytyqi (Penza), Khadija Brown-Haywood (Bashkimi) dhe Aisha Balarabe (Bashkimi).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave