Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (11)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (11)


9 February, 2020 @11:15

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 11 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Melita Luci (Penza), Diedona Halitaj (Penza), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Khadija Brown-Haywood (Bashkimi) dhe Era Shatri (Prishtina).

Penza e mposhti Kastriotin me rezultat 40-91. Performanca më e mirë e xhiros erdhi nga Diedona Halitaj. Ajo shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 16 pikëve, 10 asistimeve e 10 topave të rrëmbyer. Halitaj gjithashtu në statistikat personale i shtoi edhe 5 kërcime e 3 bllokada.

Përveç Diedonës te Penza u dallua edhe Melita Luci me 19 pikë, 14 kërcime, 8 asistime e 4 topa të rrëmbyer.

Edhe vashat e Prishtinës e nisën stinorin pranveror me fitore, duke e mposhtur Vëllaznimin. Enxhi Xhanaj me 28 pikë, 30 kërcime, 7 asistime, 4 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada ishte më e mira te Prishtina, derisa 28 pikët e saj ishte shifra më e lartë e xhiros. Performancë të mirë tregoi edhe Era Shatri me 14 pikë, 14 kërcime e 7 asistime.

Skuadra e vetme pa humbje Bashkimi, me lehtësi e kaloi edhe Trepçën në ndeshjen e parë të stinorit pranveror. Khadija Brown-Haywood ishte më e mira me 27 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave