Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (12)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (12)


24 February, 2020 @18:22

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 12 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Aisha Kaid (Vëllaznimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Prishtina në këtë xhiro e njoftoi Bashkimin me humbjen e parë për këtë sezon. Irma Konjusha dhe Enxhi Xhanaj, shkëlqyen për kampionet aktuale.

Irma ishte e pakapshme me 35 pikë, 8 kërcime e 2 asistime, derisa shënoi 8 herë nga vija e treshit, kurse Enxhi luajti me 17 pikë, 7 asistime e 6 kërcime.

Vashat e Vëllaznimit e regjistruan fitoren e parë të sezonët, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 40-91. Te skuadra gjakovare shpërtheu lojtarja Aisha Kaid me 41 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros në Ligën e Femrave. Aisha gjithashtu luajti me 5 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 3 asistime.

Si zakonisht, kapitenja e Penzës Valbona Bytyqi me performancën e saj arriti të hyjë në pesëshen e javës në Ligën e Femrave.

Bytyqi ishte më e mira te Penza me double-double prej 18 pikëve e 15 kërcimeve. Valbona luajti gjithashtu me 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer si dhe 2 bllokada të tjera.

Bashkimi e regjistroi humbjen e parë në këtë sezon në ndeshjen kundër Prishtinës. Saranda Daci ishte më e dalluara në humbjen e skuadrës prizrenase me double-double prej 23 pikëve e 13 kërcimeve. Ajo i shtoi në statistikat personale edhe 2 asistime, 2 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave