Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (14)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (14)


6 March, 2020 @16:27

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 14 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Irma Konjusha (Prishtina), Aisha Kaid (Vëllaznimi), Vlera Vraniqi (Bashkimi), Era Shatri (Prishtina) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Vashat e Prishtinës dolën fituese nga derbi ndaj Penzës. Era Shatri dhe Irma Konjusha ishin më meritoret në fitoren e Prishtinës.

Era luajti me 18 pikë, 16 kërcime, 6 asistime, 2 bllokada dhe 2 topa të rrëmbyer, kurse Irma me 18 pikë, 6 asistime, 4 kërcime e 2 topa të rrëmbyer. Konjusha gjithashtu luajti me 71% nga vija e treshit duke shënuar 5 herë në 7 tentime.

Performanca e javës erdhi nga Saranda Daci. Ajo ishte e pakapshme kundër Vëllaznimit, duke luajtur me 57 pikë, 18 kërcime, 4 bllokada, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer. Daci u ndihmua edhe nga Vlera Vraniqi me 14 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 4 topa të rrëmbyer.

Vëllaznimi u mposht nga Bashkimi, por Aisha Kaid ishte më e mira në parket për skuadrën gjakovare. Kaid luajti me 29 pikë, 6 kërcime, 6 topa të rrëmbyer e 2 asistime, për ta kompletuar pesëshen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave