Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (15)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (15)


10 March, 2020 @18:06

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 15 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Arbnore Përquku (Bashkimi), Aisha Kaid (Vëllaznimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Saranda Daci (Bashkimi).

Vashat e Bashkimit e fituan derbin kundër Penzës me rezultat 70-67. Arbnore Përquku dhe Saranda Daci ishin më meritoret në fitoren e skuadrës prizrenase.

Përquku ishte shumë afër shifrave triple-double prej 20 pikëve, 12 kërcimeve e 9 asistimeve, derisa Daci luajti me 27 pikë, 13 kërcime, 3 bllokada e 3 topa të rrëmbyer.

Vëllaznimi e regjistroi fitoren e dytë të stinorit dhe u largua nga fundi i tabelës në Ligën e Femrave. Lojtarja më në formë te skuadra gjakovare Aisha Kaid, përsëri shkëlqeu me performancën e saj. Ajo kundër Trepçës luajti me 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer.

Prishtina me lehtësi e kaloi Kastriotin. Më e dalluara te kampionia e Kosovës ishte Enxhi Xhanaj me 28 pikë, 8 asistime, 6 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.

Penza u mposht nga Bashkimin, por Valbona Bytyqi ishte përsëri në skenë. Bytyqi luajti me 28 pikë, 11 kërcime, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer, për ta kompletuar pesëshen për këtë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave