Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (5)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (5)


11 November, 2019 @22:05

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së pestë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Tringa Ukaj (Prishtina), Sihana Ramoja (Trepça), Khadija Brown (Bashkimi), Era Shatri (Prishtina) dhe Aisha Balarabe (Bashkimi).

Prishtina e mposhti me lehtësi Kastriotin, por sa i përket performancave individuale ishte një ndeshje historike për Era Shatrin.

Era shkëlqeu me dyshifror të katërfishtë. Ajo luajti me 14 pikë, 10 kërcime, 10 asistime e 10 topa të rrëmbyer. Përveç Erës, edhe Tringa Ukaj hyri në TOP 5-shen e javës nga Prishtina. Ukaj luajti me 20 pikë, 13 kërcime, 7 topa të rrëmbyer e 2 asistime.

Skuadra e vetme e pamposhtur sivjet në Ligën e Femrave, Bashkimi, epitetin e vazhdoi edhe duke e mposhtur Penzën.

Aisha Balarabe luajti me 13 pikë e 7 kërcime, derisa u dallua edhe Khadija Brown me 13 pikë, 6 asistime e 3 kërcime.

Trepça e mposhti Vëllaznimin dhe e regjistroi fitoren e dytë rresht. Më e dalluara te skuadra mitrovicase ishte Sihana Ramoja.

Sihana kundër ish-skuadrës së saj luajti me double-double prej 10 pikëve e 10 kërcimeve. Ajo gjithashtu i rrëmbeu 6 topa.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave