Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (9)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (9)


5 December, 2019 @15:36

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së nëntë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtare nga ndeshja Prishtina - Penza, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Lorena Haxha (Trepça), Jeta Zeka (Bashkimi), Sara Vraniqi (Bashkimi), Sihana Ramoja (Trepça) dhe Dea Çejku (Bashkimi).

Vashat e Trepçës arritën një fitore shumë të rëndësishme kundër Kastriotit. Më të dalluarat te skuadra mitrovicase ishin kapitenja Lorena Haxha dhe Sihana Ramoja.

Sihana ishte koshashënuesja më e mirë me 18 pikë, derisa luajti edhe me 9 kërcime e 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, kurse Lorena ishte afër shifrave triple-double. Ajo u veçua me 10 pikë, 10 kërcime, 7 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë.

Vashat e Bashkimit e regjistruan fitoren e 9 rresht, duke e mposhtur Vëllaznimin.

Sara Vraniqi, Jeta Zeka dhe Dea Çejku, me performancat e tyre arritën të hyjnë në TOP 5-shen e javës 9.

Tre lojtaret e Bashkimit luajtën me double-double. Sara u dallua me 27 pikë, 11 kërcime e 2 asistime, Jeta me 20 pikë, 17 kërcime, 5 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa kjo ishte hera e tretë për lojtaren nga Peja që gjen vend në TOP 5-shen e javës, kurse Dea luajti me 16 pikë e 12 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave