TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (XI)
25 January, 2021 @12:49
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 11 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Le’Jzae Davidson (Bashkimi), Raven Baker (Vëllaznimi), Alexis Tolefree (Prishtina), Sarah Mgbeike (Vëllaznimi) dhe Aisha Balarabe (Bashkimi).
KBF Bashkimi e mposhti KBF Penzën me rezultat 85-74.
Le’Jzae Davidson dhe Aisha Balarabe shkëlqyen te Bashkimi. Davidson luajti me 32 pikë, 3 asistime, 2 kërcime e 2 topa të rrëmbyer, kurse Balarabe luajti me 24 pikë, 17 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer.
KBF Prishtina e deklasoi KBF Trepçën me rezultat 33-128.
Alexis Tolefree në ndeshjen e parë të saj me fanellën e Prishtinës, ishte më e mira me 32 pikë, 6 topa të rrëmbyer, 4 kërcime, 3 asistime e 2 bllokada.
KBF Vëllaznimi pa telashe e mposhti KBF Kastriotin me rezultat 52-102.
Si zakonisht dyshja Raven Baker e Sarah Mgbeike ishin më të mirat te skuadra gjakovare. Baker luajti me 48 pikë, 7 asistime, 5 kërcime, 2 topa të rrëmbyer e 1 bllokadë, kurse Mgbeike me 30 pikë, 25 kërcime, 8 asistime, 4 bllokada e 1 top të rrëmbyer.