Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (XVII)

TOP 5-shja e javës në Superligë (XVII)


25 January, 2021 @10:00

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 17 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Nigel Johnson (Prishtina), Divine Myles (Prizreni), Mitchell Wilbekin (Ylli), Emmanuel Omogbo (Vëllaznimi) dhe Endrit Hysenagolli (Bashkimi).

Prishtina ka fituar pas 3 humbje rresht, duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 75-93.

Nigel Johnson ishte më i miri te Prishtina me 23 pikë, 6 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 2 kërcime.

Prizreni e mposhti Pejën me rezultat 89-81 dhe u vendos në krye të Superligës.

Divine Myles është duke shkëlqyer te skuadra prizrenase. Ai luajti me 24 pikë, 8 kërcime, 1 asistime e 1 top të rrëmbyer.

Ylli e mbylli xhiron me fitore, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 72-78.

Mitchell Wilbekin u dallua me 24 pikë, 5 asistime e 4 kërcime.

Vëllaznimi pësoi nga Bashkimi në këtë xhiro me rezultat 79-67.

Emmanuel Omogbo në debutimin e tij shkëlqeu te Vëllaznimin me 24 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 2 bllokada e 1 top të rrëmbyer.

Pesëshen e javës po e përmbyllim me qendrën e Bashkimit Endrit Hysengolli.

“Lali” në këtë ndeshje luajti me 20 pikë, 17 kërcime e 2 asistime, për ta kompletuar pesëshen e javës 17 në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga