TEAM OF THE TOURNAMENT
TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Liga e Femrave 2019/20)
17 February, 2020 @16:06
Kupa e Kosovës në kuadër të Ligës së Femrave, përfundoi me fitoren e Bashkimit, ku vashat e trajnerit Furkan Saglik e mposhtën Prishtinën me rezultat 84-66.
TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Femrave, bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Ekipin e Kupës në Ligën e Femrave e përbëjnë: Arbnore Përquku (Bashkimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Khadija Brown (Bashkimi), Era Shatri (Prishtina) dhe Saranda Daci (Bashkimi).
Nga skuadra fituese e Kupës, Bashkimi, arritën të hyjnë në pesëshen e Kupës: Arbnore Përquku, Khadija Brown e Saranda Daci.
Përquku luajti me 16 pikë, 9 asistime, 6 kërcime e 4 topa të rrëmbyer. Brown shkëlqeu me 27 pikë, 11 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa 40 minuta nuk e humbi asnjë top gjatë ndeshjes. Daci me performancën e saj prej 22 pikëve, 10 kërcimeve, 4 bllokadave, është zgjedhur MVP e finales së Kupës së Kosovës te femrat.
Nga skuadra finaliste Prishtina në pesëshen e Kupës gjetën vend Enxhi Xhanaj dhe Era Shatri. Xhanaj luajti me 16 pikë, 11 kërcime e 4 asistime, kurse Shatri me 15 pikë, 9 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime.