SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Trepça ‘89 i kthehet fitoreve, Hysi lider!
22 September, 2013 @17:58
Nënkampionja e Kosovës, Trepça ‘89, i është kthyer fitores sot. Mitrovicasit kanë mposhtur në Riza Lushta Besën e Pejës me rezultat solid 2-0.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e nënkampiones me trajnerin e ri të tyre, Arsim Abazi, i cili siç u pa debutoi me fitore për Trepçën 89.
Golashënues i dyfishtë për mitrovicasit ka qenë sulmuesi shtatëlartë Kastriot Rexha, i cili këtë verë me shumë bujë erdhi nga Vllaznia e Shkodrës te Trepça ‘89. Rexha ishte afër edhe hat-trickut, por gjyqtari anësor akordoi ofsajd në një rast.
Besa në pjesën e dytë kishte më shumë se loja. Me inkuadrimin e sulmuesit Jusuf Shabotic, pejanët patën disa raste ideale por në momente kur duhej shënuar, Krenar Vokshi dështoi keq, derisa Shabotic nuk arriti ta kalojë portierin mitrovicas, Enes Manxholli.
Në ndeshjen tjetër të sotme, Hysi me fitore ndaj Dritës ka kaluar në pozitën e parë të Superligës së Kosovës. Djelmoshat e Fadil Ademit befasuan mirë gjilanasit, duke ua shkaktuar atyre humbjen e parë të stinorit 2013/14.
Në fakt Drita ia nisi më mirë, kur Ismet Ramushi shënoi për epërsinë e gjilanasve, mirëpo llapjanët shumë shpejt barazuan, pas vetëm një minuti, me një soloakcion të ish sulmuesit të Lepencit, Përparim Livoreka.
Në dhjetëminutëshin e fundit, inkuadrimi i Përparim Osmanit, solli dallimin e nevojshëm për fitoren e Hysit. Osmani gjuajti një shut që me një devijim të vogël u ndal në rrjetën e gjilanasve për të shuar Dritën.
Hysi tashmë me 13 pikë, është lider i befasishëm i Superligës, pasi që më parë arriti të mposht kampionen dhe nënkampionen aktuale të Kosovës, Prishtinën si mysafir dhe Trepçën 89 si vendase.
Rezultatet dhe tabela përfundimtare pas xhiros së gjashtë.
SUPERLIGA E KOSOVËS:
Hysi-Drita | 2-1 | Përparim Livoreka 23', Përparim Osmani 81' - Ismet Ramushi 21' |