GLADIATORËT

REUTERS
Roma dominon ndaj Lazios
22 September, 2013 @17:10
Derbi i kryeqytetit të Italisë në Stadio Olimpico të stërmbushur përfundoi me fitore të Romës 2-0. Federico Balzaretti dhe Adem Ljajic shënuan golat në fitoren e katërt të Romës në katër xhirot e para dhe kështu skuadra e trajnerit Rudi Garcia vazhdoi me rekordin perfekt në Serie A, duke mbledhur 12 pikë në katër ndeshjet e para.
Përkunër se gjatë gjithë ndeshjes, derisa u shënuan goli, rezultati ishte 0-0, ishte vetëm çështje momenti kur do të shihej topi në golin e Lazios, pasi që Roma dominoi në kohën më të madhe të ndeshjes. Ulkonja doli të jetë shumë më cilësore sesa shqiponja romake dhe kjo në fund u dëshmua edhe me rezultat 2-0.
Balzaretti shënoi pas një krosimi nga Francesco Totti në zonë, kur u shtri për të goditur me volej për të dridhur tribunat, derisa në fund pas një solo depërtimi të Adem Ljajicit, ai u ndalë në zonë, për të përfituar penallti të cilën e ekzekutoi vetë për përfundimtaren 2-0.
Lorik Cana u paraqit për 90 minuta në fushë dhe pati punë gjatë gjithë ndeshjes, duke ndalur, fauluar ofanzivat romake, derisa në minutën e 72-të u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Me lojën që tregoi Roma sot në derbi, mund të thuhet se ka vënë edhe kandidaturën për titull edhe pse një gjë e tillë është ende larg për t’u parashikuar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.