BAYERN

REUTERS
Rrafshojnë Schalken për krye të tabelës
21 September, 2013 @20:59
Bavarezët të udhëhequr nga Pep Guardiola kanë arritur të ndalin ecurinë e mirë të Schalkes në Gelsenkirchen për t’i mposhtur thellë 0-4.
Me këtë fitore, Bayern Munchen, ka arritur t’i kthehet kreut të tabelës, pasi që orë më parë kishte barazuar Borussia Dortmund në ndeshje ndaj Nurnbergut. Dortmundi mban lidershipin ende, por vetëm në saje të golave të shënuar më shumë, ngase me pikë e golaverazh, janë krejtësisht baraz me Bayernin.
Bastian Schweinsteiger dhe Mario Mandzukic me golat e tyre të shpejtë ia dhanë epërsinë fillestare në 22 minutat e para Bayernit, me golat e shënuar brenda dy minutave.
Në pjesën e dytë lojtari më i mirë i Europës, Franck Ribery dhe rezervisti Claudio Pizzaro shënuan për rezultatin përfundimtar 0-4 në të mirë të bavarezëve.
Kosovari Xherdan Shaqiri nuk është futur në lojë fare nga Guardiola sot, derisa në anën tjetër Schalke nuk ka pasur kurrëfarë zgjidhje ndaj kampionit aktual të Gjermanisë dhe të Europës, duke prishur kështu serinë prej katër fitoreve me radhë n të gjitha garat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.