SUPERLIGA

BOROZAN /Erdis Driza
Prishtina dhe Ferronikeli fitojnë
21 September, 2013 @18:05
Kampionja e Kosovës në futboll ka arritur të shënojë fitore ndaj Hajvalisë 1-0 sot në stadiumin e qytetit. Përkundër disa rasteve nga të dyja palët prishtinasit janë treguar pak më të mirë në disa raste, kur edhe shënuan golin e vetëm të ndeshjes për të vazhduar ndjekjen e Llamkos Kosovës në krye të tabelës.
Ferronikeli ka qenë fitues i radhës sot. Djelmoshat e Arbnor Morinës kanë arritur të fitojnë me golat e Elhami Berishës dhe të Istogut në sekondat e fundit të ndeshjes. Përkundër se Trepça insistoi shumë pas golit në pjesën e parë të Berishës, mitrovicasit nuk arritën të shënonin asnjëherë dhe në sekondat e fundit pësuan për herë të dytë.
Fushë Kosova barazoi me Drenicën në Ekrem Grajçevci. Pampurët kaluan në epërsi me anë të autogolit të Sami Gecit, i cili shumë shpejtë barazoi, duke shënuar edhe për ekipin e tij pas pesë minutash. Ky rezultat i arritur në pjesë të parë të ndeshjes, doli të jetë edhe përfundimtar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.