SUPERTOTTI

REUTERS
Legjenda vazhdon deri në të 40-tat
21 September, 2013 @11:05
Francesco Totti ka nënshkruar kontratë të re me Romën, që do ta mbajë atë në klub deri në moshën 40 vjeçare.
Kapiteni i Romës, që është nga fëmijëria në klubin e Serie A-së, ka regjistruar mbi 500 ndeshje në elitën italiane dhe mbrëmë ka nënshkruar vazhdimin e kontratës që do ta mbajë atë në klub deri në fund të stinorit 2015/16 me ‘ulkonjat’.
“Kjo është ajo që kam dashur unë dhe që ka dashur klubi. Unë i falenderoj drejtuesve që më dhanë edhe një rast për të veshur këtë fanellë, fanellë të klubit të vetëm që e kam dashur dhe përkrahur,” ka thënë Totti në konferencën për shtyp gjatë nënshkrimit të kontratës, transmeton Foot Italia.
Totti, që do t’i mbush të 37-tat javën tjetër ka filluar stinorin në formë shumë të mirë, ndërsa derisa Italisë i mungon 10-shja klasike ai është ende opcion në zemrat e italianëve për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
“Nuk mendoj për kombëtare. Jam duke menduar për Romën dhe deri në maj më duhet të mbajë formën fizike dhe psikike. E nëse diçka ndodh, unë jam i gatshëm,” ka thënë më tutje legjenda romake.
E përditshmja italiane, Corriere Dello Sport, ka njoftuar se në marrëveshjen e re të tij me Romën, Totti do të përfitojë 3.5 milionë euro për stinor.