LËNDIMI

REUTERS
Coutinho mungon 6 javë
19 September, 2013 @9:33
Braziliani që erdhi nga Interi, Philippe Coutinho, arriti të bëhet pjesë e pandashme e formacionit bazë të Liverpoolit.
Mirëpo, një goditje që e pësoi në barazimin ndaj Sëansea të hënën, sipas mjekëve do ta lë mesfushorin kreativ deri në fund të tetorit jashtë fushave.
“Ai duhet të hyjë në operacion,” kanë njoftuar mjekët e skuadrës së Liverpoolit.
“Shpresojmë që 21 vjeçare të kthehet sa më shpejtë të jetë e mundur në fushë dhe t’i ndihmojë ekipit të tij,” vazhdonte shkrimi në faqen zyrtare të të kuqëve.
Sipas llogarive të para, Coutinho do t’i mungojë Liverpoolit në katër ndeshje të Premier League dhe në ndeshjen e League Cup ndaj Manchester United.