REKORDMENI
Miguel Ruiz/ FCB
Mr. Hat-trick!
19 September, 2013 @0:29
Në fitoren e Barcelonës ndaj Ajaxit me rezultat 4-0 përsëri në skenë ishte Lionel Messi.
Argjentinasi ishte i pandalshëm në këtë ndeshje. Ai shënoi hat-trick për fitoren e skuadrës së tij, duke u bërë kështu lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka arritur të realizojë për herë të katërt një tregolësh në ndeshjet e këtij kompeticioni.
Deri më tani vetëm Mario Gomez dhe Filipo Inzaghi kanë arritur të shënojnë nga tre hat-trick’a në Ligën e Kampionëve.
Messi tani i ka gjithsej 62 gola në Champions League dhe është pranë thyerjes së një rekordi tjetër. Ai deri në fund të karrierës së tij nëse shënon edhe dhjetë gola, do ta kalojë legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez, i cili ka 71 gola, dhe do të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të garës më të vlefshme europiane.