CHELSEA
REUTERS
Humbja në Stamford Bridge, pas një dekade
19 September, 2013 @8:38
Stamford Bridge në Ligën e Kampionëve ka qenë i pathyeshëm që nga viti 2003.
Mbrëmë, dhjetë vite më vonë, Basel, ka arritur të përmbys epërsinë fillestare të londinezëve për të regjistruar fitore te foleja e të kaltërve të Londrës në fazën grupore.
Ndërsa këtë dhjetë vjet më parë e kishte bërë kampioni i atëhershëm i Turqisë, Besiktas, që kishte mposhtur ekipin e atëhershëm të Claudio Ranierit 0-2 në mes të Londrës me anë të golave të mesfushorit Sergen Yalçin.
“Në këto raste lojtarët duhen të jenë të qetë ngase e tërë përgjegjësia është e imja,” ka thënë pas ndeshjes trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, pas humbjes nga Baseli. Kjo është humbja e tretë me radhë e Chelseat këtë stinor. Ata janë mposhtur nga Bayern në finale të Superkupës europiane, pastaj nga Everton në Premier League dhe mbrëmë nga Basel në Ligë të Kampionëve.