KOZAK

empics
Debutim me gol të fitores
21 September, 2013 @16:31
Aston Villa ka arritur të shënojë fitore tejet të rëndësishme ndaj Norwich Cityt si mysafir me një gol të vetëm të shënuar nga transferi i ri i klubit, çekut Libor Kozak.
Në fakt gjigandi çek 192 centimetra i gjatë, nuk ka qenë në formacionin startues të Aston Villës, por lëndimi i sulmuesit më të mirë të tyre, Cristian Benteke, ka detyruar trajnerin Paul Lambert të fusë në ndeshje Kozakun.
E ky i fundit, pas vetëm dy minuta qëndrimi në fushë ka arritur të shënojë golin e epërsisë që në fund ka dalë të jetë goli i vetëm dhe vendimtar i ndeshjes.
Më parë, Robert Snodgrass, në minutën e shtatë të ndeshjes nuk ka arritur të dërgojë Norwichin vendas në epërsi pasi që dështoi nga penalltia, ku portieri amerikan i ekipit nga Birminghami, Brad Guzan, mbron penalltinë e tij.
Me këtë fitore, Aston Villa, ka kërcyer mjaft në tabelë, duke arritur të dalë në vendin e dhjetë me fitoren e dytë në Premier League dhe të parën pas asaj të xhiros së parë ndaj Arsenalit.