Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT NË FINALE

Trepça eliminon Prishtinën, arrin finalen e dytë radhazi

Fotot: FBK

Trepça eliminon Prishtinën, arrin finalen e dytë radhazi


30 April, 2023 @19:36

Në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike, Trepça me fitoren e parë nën drejtimin e Engin Gençoglut në Prishtinë, ka siguruar finalen e dytë radhazi të PlayOffit të Superligës, duke fituar ndeshjen e pestë dhe vendimtare të serisë me rezultat 74-77. Trepça në finale do të ndeshet me Pejën.

Sekondat e fundit, dramatike

Prishtina arriti epërsinë e parë në ndeshje 44 sekonda para fundit të lojës, kur Dardan Berisha mori topin e rrëmbyer nga Derrick Wilson, për të shënuar për tre pikë dhe për të çuar palestrën në këmbë. Prishtina filloi festën, por në fund u pa që ajo ishte e hershme. Pas time-outit të Trepçës në 44 sekondat e fundit ka qenë Erjon Kastrati që shënoi për 74-75 në të mirë të mitrovicasve.

Trepça

Sulmi i fundit i organizuar i Prishtinës shkoi me pasim të gabuar, ndërsa topin e rrëmbyer Jamal Artis e shndërroi në pikë pas faulit të fituar dhe Trepça fitoi duelin me tre pikë dallim, 74-77. Shut për tre, nga Wilson në fund - për të mos shënuar dhe Mitrovica festoi në fund. Ka qenë një veprim heroik i Drilon Hajrizit që ndërpren pasimin Wilsonit drejt Thomasit për ta rrëmbyer topin dhe më pas ia pason atë Artisit që siguroi faulin me pikët e shënuara për të siguruar fitoren.

Dardan Berisha

Trepça u bë finalistja e dytë në PlayOff të Superligës, duke e fituar serinë gjysmëfinale ndaj Prishtinës 2-3, ku bardhekaltërit kishin epërsinë e terrenit vendas. E Trepça që s’kishte fituar me Gençoglun ndaj Prishtinës si mysafir, e arriti atë, kur më së shumti duhej.

PLAYOFF SKEMA

Dardan Berisha

Çereku i parë i takoi plotësisht Trepçës që e mori atë 4-17, ndërsa më pas Prishtina luftoi për tu kthyer duke fituar çerekun e dytë, të tretë dhe të katërt, 27-22, 19-18 dhe 24-20, por pamjaftueshëm për të shkrirë kapitalin krejt në fund.

Performanca e lojtarëve

Will Daniles ka luajtur me 24 pikë në fitoren e Trepçës, ndërsa ekipi në shtatë minutat e fundit mbeti pa të dhe Andrew Gordonin që morën nga pesë gabime personale. Jamal Artis dha 16 pikë, 3 asistime e 7 kërcime, ndërsa Mikaile Tmusic luajti me 11 pikë, e Ken Brown me 10 pikë, 8 asistime.

Kendrick Brown, KB Trepça

Dustin Thomas ishte më i dalluari te Prishtina, pasi dha 19 pikë, bëri 4 kërcime. Dardan Berisha shënoi 15 pikë, kurse Nate Grimes dha 10 sosh. Derrick Wilson ka qenë efektiv, duke dhënë 11 pikë, 6 asistime e 8 kërcime për ekipin, që me kaq mbyll stinorin 2022/23.

Malli për titull kampioni

Trepça do të luajë në finale ndaj Pejës, derisa herën e fundit Peja ka fituar titull kampioni në 2012/13 e Trepça 2011/12. Në stinorin e kaluar, Trepça në finale ishte mposhtur nga Ylli, 3-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga