Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA (F) - KASTRIOTI (F)

Trepça kap avantazhin nga Kastrioti

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Trepça kap avantazhin nga Kastrioti


4 December, 2019 @13:48

Dy skuadra që për pozitën e katërt në Ligën e Femrave, Trepça dhe Kastrioti, e hapën xhiron e nëntë në palestrën “Minatori”.

Vashat e Trepçës e mposhtën Kastriotin me rezultat 62-44 dhe u ngrit në pozitën e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte me rezultat të afërt, derisa dallimi u bë në çerekun e tretë, ku Trepça me mbrojtje të fortë pësoi vetëm gjashtë pikë dhe epërsinë e mbajti deri në fund të ndeshjes.

Sihana Ramoja ishte koshashënuesja më e mirë me 18 pikë, derisa i rrëmbeu edhe 9 kërcime. Ajo u ndihmua edhe nga Melisa Ibrahimi me 17 pikë dhe nga kapitenja Lorena Haxha, që ishte shumë afër shifrave trilpe-double prej 10 pikëve, 10 kërcime e 7 asistime.

Te Kastrioti si zakonisht më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani me 21 pikë e 11 kërcime, kurse u veçua edhe Anita Grainca me double-double prej 10 pikëve e 23 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Trepça me 3 fitore e 6 humbje gjendet në pozitën e katërt, kurse Kastrioti me 2 fitore e 7 humbje gjendet një pozitë më poshtë.

Në xhiron tjetër skuadra mitrovicase do të takohet me Vëllaznimin, derisa Kastrioti me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave