Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA

Trepça me 40 pikë dallim mposht Dritën

Foto: FBK

Trepça me 40 pikë dallim mposht Dritën


25 September, 2021 @19:13

Skuadra e Trepçës, ashtu siç është pritur, ka mposhtur edhe Dritën përkundër mungesave që kishte sot, për shkak të incidentit “Koljevic”.

Mitrovicasit kanë mposhtur gjilanasit me 40 pikë dallim, me rezultat 58-98 [18-23, 11-19, 13-25 dhe 16-31].

Dominimi i Trepçës ka nisur nga fillimi dhe kav vazhduar deri në fund të ndeshjes për të rritur epërsinë prej çereku në çerek.

Taurus Cockfield me 20 pikë ka qenë më i dalluari në fitore me 20 pikë të shënuara, duke shtuar edhe shtatë kërcime.

TABELA AKTUALE

Samir Zekiqi ka shënuar 16 pikë tjera, bashkë me 6 kërcime, kurse me double-double ndeshjen e kreu Andrew Gordon që dha 12 pikë e 10 kërcime.

Në anën tjetër, më i vyeshmi ka qenë Armin Hot me 12 pikë, 6 asistime e 7 kërcime, për të kryer ndeshjen me indeksin 21.

Te Drita Marcus Myers ka qenë më efikasi me 18 pikë, duke mos pushuar për asnjë sekond të ndeshjes, ndërsa Arian Memeti me indeks 12 ka qenë më i vyeshmi, pasi që dha edhe 14 pikë e 7 kërcime.

Trepça me këtë fitore kap lidershipin në Superligë me tri fitore nga tri ndeshje. E Drita, krejt e kundërta.


 
Të gjitha lajmet nga