TREPÇA - VËLLAZNIMI

Trepça mposht Vëllaznimin, i kthehet fitores
18 December, 2022 @21:12
Fitore në duelin direkt të dy skuadrave që kishin bilanc 6-7 para kësaj ndeshjeje dhe Trepça ngritet mbi Vëllaznimin në renditjen tabelare duke e mbyllur xhiron e XIV të Superligës në pozitën e katërt.
Mitrovicasit i janë kthyer fitores pas humbjes nga Ylli në përballjen e fundit në Superligë si dhe janë këndellur pas humbjes në finale të Superkupës.
Një ndeshje e luftuar në çerekun e parë dhe të tretë nga Vëllaznimi, por çereku i dytë i ndeshjes dhe dallimi në rezultat aty, bëri që Trepça të shkojë drejt fitores në fund, 88-72 [29-29, 28-12, 13-18, 18-13].
Erjon Kastrati me 18 pikë e 6 asistime ka qenë më efikasi në fitoren e Trepçës, ndërsa ka debutuar edhe Jamal Artis me 9 pikë. 16 pikë shënoi Kendrick Broën, duke bërë edhe 5 asistime në fitore.
Te Vëllaznimi nuk mjaftuar 22 pikët e Jordan Harrisit e as 16 të tjera nga Atik Koshi, që kanë qenë lojtarët e vetëm me pikë dyshifrore sonte te kuqezinjtë e Gjakovës.
Pas kësaj ndeshjeje, Trepça ka neutralizuar bilancin duke e bërë 7-7 ndërsa Vëllaznimi bëhet me 6-8.