Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT KALOJNË LEHTË GJAKOVARËT

Trepça në gjysmëfinale, duke dominuar Vëllaznimin

Trepça në gjysmëfinale, duke dominuar Vëllaznimin


15 February, 2023 @18:37

Trepça ka arritur të bëhet ekipi i parë që arrin gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll, pasi që në përballjen e Final 8 të Kupës së Kosovës, përkatësisht çerekfinale, ka mposhtur Vëllaznimin lehtë.

Mitrovicasit kanë dominuar ndeshjen në tre çerekët e parë të saj për të krijuar avantazh të madh në rezultat ashtu që në çerekun e fundit trajneri Engin Gençoglu përdori të rinjtë e ekipit për t’iu dhënë mundësinë që të marrin përvojë.

SKEMA e KUPËS

Trepça fitoi ndeshjen ndaj Vëllaznimit 81-56. Ndërsa koshashënuesit më të mirë të ekipit kanë qenë Andrew Gordon e Mikaile Tmusic, që për pak mbi 20 minuta lojë kanë dhënë nga 13. Erjon Kastrati dhe Will Daniels dhanë nga 12 pikë secili, ndërsa minuta mori secili lojtar i mitrovicasve.

Vëllaznimi me këtë ndeshje përshëndetet nga Kupa e Kosovës, derisa pika më e ndritshme sonte ka qenë Jahii Carson që ka dhënë 18 pikë.

Trepça në gjysmëfinale të Kupës do të pret fituesin e ndeshjes Peja-Rahoveci që luhet nesër mbrëma.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga