Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MITROVICË

Trepça zyrtarizon Desmond Cambridge Jr.

Trepça zyrtarizon Desmond Cambridge Jr.


4 July, 2024 @17:33

Basketbollisti amerikan, Desmond Cambridge Jr., është lojtar i ri i Trepçës. Kampionja aktuale e Kosovës në basketboll ka bërë të ditur se ka angazhuar amerikanin, që së fundi ishte pjesë e ekipit azerbajxhanas, Sabah.

Cambridge është 193 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit, ndërsa është 25 vjeç. Aty ka pasur mesatare prej 10.6 pikëve në ndeshje me 20.9 minuta mesatarisht për lojë, ndërsa ka regjistruar edhe 3.7 asistime e 3.5 kërcime për ndeshje. I njëjtëi, që në stinorin e kaluar me ekipin në fjalë ka luajtur në FIBA Europe Cup ka bërë 12.5 pikë për ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga