Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PENZA (F) - KASTRIOTI (F)

Valbona Bytyqi e pakapshme, Penza e regjistron fitoren e parë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Valbona Bytyqi e pakapshme, Penza e regjistron fitoren e parë


1 November, 2020 @19:25

Skuara e Penzës e mposhti Kastriotin me rezultat 85-62 dhe e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21 në Ligën e Femrave.

Penza e domonio ndeshjen, kurse kapitenja Valbona Bytyqi shkëlqeu në parket. Bytyqi ishte në çdo cep të lojës, ajo luajti me 30 pikë, 14 kërcime, 7 asistime e 5 topa të rrëmbyer.

Bytyqi u ndihmua edhe nga Melita Luci me 23 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 3 topa të rrëmbyer dhe Tringa Ukaj me 10 pikë e 6 kërcime.

Te Kastrioti u dalluan Agnesa Rrahmani me 23 pikë e 4 kërcime dhe Amani Alexander me 18 pikë e 8 asistime.

TABELA AKTUALE

Penza pas dy xhirove ka 1 fitore e 1 humbje, kurse Kastrioti 0 fitore e 2 humbje.

Në xhiron tjetër Penza takohet me Vëllaznimin, kurse Kastrioti me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave