MË E VOTUARA
Valbona Bytyqi më e votuara nga tifozët
2 January, 2022 @17:15
Kapitenia e Penzës së Pejës, Valbona Bytyqi, është shpall Lojtarja më e mirë nga tifozët për pjesën vjeshtore të stinorit në Superligën e Femrave.
Ajo ka mposhtur rivalet e saja Irma Konjusha e Arbnore Përquku me dallim të madh votash, ndërsa ka marrë më shumë sesa gjithë të katërtat pas saj!
Bytyqi la pas Irma Konjushën e Bashkimit, Arbnore Përqukun e Prishtinës, bashkëlojtaren e saj, amerikanen Rael Whitsitt si dhe amerikanen e Prishtinës Sarah Mgbeike, që u bë lojtare e Kosovës së fundi duke u natyralizuar.
VOTAT E LOJTAREVE NGA TIFOZËT:
1 | Valbona Bytyqi (Penza) | 714 | ||
2 | Irma Konjusha (Bashkimi) | 365 | ||
3 | Arbnore Përquku (Prishtina) | 102 | ||
4 | Rael Whitsitt (Penza) | 77 | ||
5 | Sarah Mgbeike (Prishtina) | 43 |