EURO CUP

Vashat e Prishtinës të pafuqishme ndaj Vidnojes
24 October, 2019 @22:06
Vashat e Prishtinës pësuan edhe në ndeshjen e dytë në Eurocup.
Kësaj radhe humbja ishte edhe më e thellë. Skuadra Sparta&k Vidnoje e mposhti bindshëm Prishtinën me rezultat 63-126.
Që nga çereku i parë skuadra ruse e tregoi kualitetin dhe e krijoi epërsinë për të mos e lëshuar deri në fund.
Më e mira te Vidnoje ishte Daria Repnikova me 24 pikë.
Te Prishtina u dallaun Nyilah Myers me 20 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Danisha Shaw me 19 pikë dhe Irma Konjusha me 15 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë e Vidnojes, derisa humbja e dytë e Prishtinës pas 2 ndeshjeve të zhvilluara.
Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë përsëri në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve më 31 tetor kundër skuadrës turke Besiktas.