Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KASTRIOTI (F) - TREPÇA (F)

Vashat e Trepçës njoftohen me fitore

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Vashat e Trepçës njoftohen me fitore


10 November, 2020 @17:27

Vashat e Trepçës, duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 49-54, e regjistruan fitoren e parë të sezonit 2020/21.

Skuadra mitrovicase ishte 11 pikë në disavantazh, por me sulme të mira dhe me mbrojtje të fortë arriti ta mposhtë kundërshtarin.

Sihana Ramoja me double-double prej 18 pikëve e 11 kërcimeve ishte më e dalluara te Trepça. Ajo u ndihmua edhe nga Ervala Shabani me 10 pikë të tjera.

Te Kastrioti më e veçuara ishte Agnesa Rrahmani. Agnesa shënoi më shumë se gjysmën e pikëve të Kastriotit në total. Ajo luajti me 27 pikë, 4 kërcime e 2 asistime.

TABELA AKTUALE

Trepça në xhiron e katërt do të takohet me Vëllaznimin, kurse Kastrioti me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave