SHQIP NË BOTË
Vazhdon shkëlqimi i Edon Maxhunit
26 January, 2018 @15:35
Në mëngjesin e ditës së sotme, skuadra e Long Beach State University, skuadër në të cilën aktivizohet Edon Maxhuni, ka shënuar fitore me rezultat 87-71 si mysafire e skuadrës Cal Pol University.
Maxhuni, që është në vitin e tij të parë në kolegjin amerikan, ishte startues për skuadrën e tij në këtë duel, ndërsa për 21 minuta sa ishte në parket ai luajti me 14 pikë, 3 kërcime, 3 topa të vjedhur dhe 2 asistime, duke dhuruar kështu edhe një paraqitje të shkëlqyeshme dhe duke e ndihmuar skuadrën e tij që ta fitojë këtë duel.
Edoni ishte i saktë 1 herë nga 3 tentimet e tij për 3 pikë, 4 herë nga 6 tentimet e tij për 2 pikë dhe 3 herë nga 3 tentimet e tij për 1 pikë.
Ndeshjen e ardhshme skuadra e Long Beach State e luan mëngjesin e së dielës, ndërsa momentalisht kjo skuadër prin në konferencën e saj me bilanc 6-2.