Të gjitha lajmet

TREPÇA (F) - VËLLAZNIMI (F)

Vëllaznimi largohet nga fundi i tabelës

TOSPORTI / Arian Paçarizi

Vëllaznimi largohet nga fundi i tabelës

7 March, 2020 @22:06

Vashat e Vëllaznimit, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 41-52, aktualisht janë larguar nga fundi i tabelës në Ligën e Femrave.

Skuadra gjakovare ishte në epërsi gjatë tërë ndeshjes, ku arritën një fitore tepër të rëndësishme.

Basketbollistja më në formë te Vëllaznimi, Aisha Kaid, përsëri ishte në skenë. Ajo luajti me 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Rina Hoda me 13 pikë.

Te Trepça asnjë lojtare nuk shënuan pikë dyshifrore. Sihana Ramoja luajti me 8 pikë e 15 kërcime, Arta Mustafa me 8 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe Lorena Haxha me 7 pikë e 5 kërcime.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi e regjistroi fitoren e dytë të stinorit karshi 13 humbjeve që i ka, derisa Trepça ka bilanc prej 5 fitoreve e 10 humbjeve.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Prishtinën, kurse Trepça me Bashkimin.

TE MESHKUJT E FEMRAT

Stinori 2019/20 përfundoi sot

31 March, 2020 @15:53

Ka përfunduar sot stinori 2019/20 i Superligës së Kosovës në basketboll te meshkujt dhe te femrat, ka bërë të ditur…

FBK

Vendimi për anulimin e sezonit, flet sekretarja e FBK-së

30 March, 2020 @19:11

Tash e sa javë, basketbolli në Kosovë, sikur sportet e tjera, po “pushon” shkaku i masave mbrojtëse ndaj përhapjes së…

MEDIA

Kampionati mund të mos vazhdojë

15 March, 2020 @22:20

Në ditët e ardhshme Bordi i FBK-së pritet të vendos për të ardhmen e stinorit 2019/20. Kështu së paku…

PRIZREN

Bashkimi (F) liron trajnerin dhe lojtaret

15 March, 2020 @16:19

Skuadra e femrave të Bashkimit para pak çastesh ka bërë të ditur se për shkak të situatës së krijuar nga…

CORONAVIRUS

Pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë

14 March, 2020 @1:34

Pas rasteve të para zyrtare të coronavirusit në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar të gjitha aktivetet sportive…

Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave