Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAHII CARSON NGA RAHOVECI NË GJAKOVË

Vëllaznimi rrëmben playin e Rahovecit!

Jahii Carson duke festuar me KB Rahovecin/ Foto: KBRahoveci/ Sh. Berisha

Vëllaznimi rrëmben playin e Rahovecit!


19 December, 2022 @22:52

Sot gjatë ditës FBK bëri të ditur se është hapur afati kalimtar i basketbollistëve. Dhe zyrtarizimi i parë brenda afatit nuk vonoi. Njëra ndër ekipet simpatike të Superligës që befasoi disa skuadra të forta këtë stinor, Vëllaznimi, ka bërë lajmin e parë brenda afatit kalimtar.

Basketbollisti i deridjeshëm i Rahovecit, Jahii Carson, është lojtari më i ri i Vëllaznimit. Në një njoftim të lëshuar sonte, KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka angazhuar playin e Rahovecit në ekip, ndërsa ka shkruar shkurt: Mirë se vjen në familjen tonë Jahii Carson.

Jahii Carson

Carson, që ka qenë ndër liderët e Rahovecit këtë stinor, është 178-centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit. Ai është 30-vjeçar dhe këtë stinor te Rahoveci ka pasur mesatare impresive prej 14.9 pikëve, 5.8 asistimeve dhe 3.4 kërcimeve për ndeshje.

Derisa Vëllaznimi si synim primara ka mbijetesën, me këtë përforcim pritet që të befasojë edhe ndonjë skuadër në Superligë dhe ndoshta edhe të futet në PlayOff.

Jahii Carson @ Vellaznimi

Në anën tjetër Rahoveci që është i fundit në renditjen tabelare me vetëm dy fitore në 14 xhiro të zhvilluara, pas dorëheqjes së trajnerit Muhamed Thaçi tashmë ka humbur edhe njërin ndër lojtarët më të dalluar të këtij stinori në skuadër. Para tij, prej Rahovecit u nda edhe basketbollisti mitrovicas, Musab Mala, që më vonë u zyrtarizua si lojtar i ri i Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga