FERONIKELI - AS PRISHTINA

FOTO / Arkiv
Vjen fitorja e parë e stinorit për Niklin
4 February, 2022 @20:27
Skuadra e Feronikelit, ka regjistruar fitoren e parë në Ligën e Parë në stinorin 2021/22.
Nikli e mposhti AS Prishtinën e dorëzuar me rezultat 87-60.
Më i dalluari te skuadra nga Drenasi, ishte Butrint Gashi me 25 pikë, 19 kërcime e 5 asistime, derisa u veçua edhe Denis Rabushaj me 20 pikë e 8 kërcime.
Te AS Prishtina më i miri ishte Nart Jashari me 20 pikë e 6 kërcime.
Nikli me 1 fitore e 11 humbje gjendet në pozitën e fundit, kurse AS Prishtina ka bilans prej 5 fitoreve e 7 humbjeve.
Në xhiron e 13 Feronikeli takohet me MG Prishtinën, derisa AS Prishtina me Vushtrrinë.