Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MH PRISHTINA - NEW BASKET

New Basket përsëri fiton, ngritet në renditje

New Basket përsëri fiton, ngritet në renditje


4 February, 2022 @19:40

Skuadra prizrenase New Basket ka arritur të shënojë fitoren e dytë me radhë këtë vit në Ligë të Parë të Kosovës, pas humbjes në derbi nga Vëllaznimi në fillim të vitit.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Naser Oskaçek ka mposhtur sonte në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të Ligës së parë skuadrën e MH Prishtinës me rezultat 77-103 [11-32, 30-10, 23-24, 13-37].

Dallimi i madh në ndeshje u bë gjatë çerekut të parë dhe të fundit nga mysafirët, që fituan ndeshjen me 26 pikë dallim.

TABELA AKTUALE

Vendasit e drejtuar nga Dritëro Sefaja nuk kishin përgjigje karshi lojës së Jordan Robertsonit që dha 25 pikë dhe bëri 8 kërcime në fitoren ekipit të tij.

Pos tij, me nga 17 pikë për New Basketin luajtën Egzon Kuqi dhe Visar Ejupi, që bën ekipin e tyre të neutralizojë bilansin aktual në renditje me 6-6 dhe të ngriten në pozitë të katërt për momentin.

Në anën tjetër te MH Prishtina 18 pikët e Eliot Pecit nuk mjaftuan për të bërë më tepër karshi prizrenasve dhe kështu pësuan për të nëntën herë këtë stinor, karshi tri fitoreve që i kanë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë