Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA TRADE DEADLINE

Vucevic në Chicago, edhe Fournier pranë shkëmbimit

Vucevic në Chicago, edhe Fournier pranë shkëmbimit


25 March, 2021 @16:39

Një ditë me plot lajme nga NBA, ku është dita e fundit për shkëmbime të lojtarëve mes skuadrave.

Skuadër aktive duket Orlando Magic, që po sjell e po largon lojtarë sot.

Nga Orlando drejt Chicagos sot janë larguar Nikola Vucevic dhe Al Farouq Aminu, kurse për këta dy lojtarë Chicago i ka dhënë basketbollistët Otto Porter, Wendell Carter Jr. si dhe dy zgjedhje të para në Draftin e vitit të ardhshëm.

Kjo nuk pritet të jetë e tëra, pasi që nga Orlando sot mund të largohet edhe Evan Fournier, për të cilin së fundi raportohet një kalim te Boston Celtics. Sa i përket Chicagos, ata janë të interesuar edhe për basketbollistin Lonzo Ball.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të ditës.


 
Të gjitha lajmet nga