Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Will Brown - amerikani i dytë i Vëllaznimit për stinorin e ri

Foto: hradec/fb

Will Brown - amerikani i dytë i Vëllaznimit për stinorin e ri


27 July, 2022 @23:48

Vëllaznimi të mërkurën ka zyrtarizuar edhe një lojtar të huaj në ekip për edicionin e ri të garave të Superligës, edicion ky i rikthimit për kuqezinjtë, pas rënies që patën dy stinorë më parë.

Pas amerikanit të pozitës 1-2 Preston Knowles, Vëllaznimi ka zyrtarizuar ardhjen e basketbollistit që luan nën-kosh, qendrës Will Brown.

Me 213-centimetrat e tij, Brown pritet të jetë fjala kryesore e gjakovarëve nën kosh këtë stinor, ndërsa sipas fjalëve në prezantim të kuqezinjëve, ai shuton mirë edhe për tri pikë!

Will Brown

“Will Brown lojtari më i ri i ekipit në pozitën 4/5. Alo-qendra amerikane e gjatë 213-centimetra armë të fortë ka bllokadat, mirëpo ka cilësi edhe në gjuatjet për 3 pikë dhe do të jetë lojtar kyq në trapez,” ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftim.

Brown 25-vjeçar së fundi ka qenë pjesë e ekipit çek, GBA Lions Jindrichuv Hradec, ku ka luajtur me mesatare prej 8 pikëve për ndeshje dhe 5.3 kërcimeve për ndeshje. Mesatarisht aty ka bërë 1.9 bllokada për ndeshje si dhe 0.7 asistime. Në NBL çeke, Brown ka qenë i angazhuar në 21 ndeshje me mesatarisht 21.3 minuta për lojë, për të arritur statistikat e lartpërmendura.

Will Brown

Para Çekisë, ai ka qenë pjesë e elitës rumune të basketbollit, ku ka luajtur për ekipin ABC Athletic Constanta me të cilët ka pasur mesatare prej 6.7 pikëve, 4.7 kërcimeve dhe 0.5 asistimeve gjatë sezonit 2020/21.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga