TRANSMETIMI ONLINE

Fotot: KBYlli/Rex/fb
Ylli-Benfica, drejtpërdrejtë në YouTube
21 September, 2022 @14:13
Skuadra suharekase Ylli, që do të debutojë sot në gara evropiane, Liga e Kampionëve në basketboll, do të kërkojë fitore ndaj Benficës në Lisbonë.
Kampioni i Kosovës ka punë të vështirë, pasi që një ndeshje përcakton fatin në këtë garë kualifikuese, ndërsa për adhuruesit e basketbollit, Basketball Champions League ka bërë të ditur se ndeshja transmetohet direkt në kanalin e Youtube duke nisur sonte prej orës 22:00.