YLLI
Ylli kthen TOP kërcyesin e stinorit të kaluar
4 October, 2020 @11:42
Skuadra e Yllit, ka arritur marrëveshje me lojtarin Jameel McKay.
McKay do të jetë edhe në stinorin 2020/21 me Yllin, derisa në stinorin e kaluar ishte njëri ndër më të mirët te skuadra suharekase.
Qendra amerikane në stinorin e kaluar luajti me 12.6 pikë dhe 10.1 kërcimeve për ndeshje për Yllin.