YLLI - BOREA
Ylli mbyll stinorin vjeshtor i treti
16 December, 2017 @17:38
Skuadra therandase Ylli, duke e mposhtur Borean me rezultat 111-104, e përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ylli e mbylli pjesën e parë me 12 pikë epërsi (61-49), derisa Borea e ngushtoi epërsinë në çerekun e tretë.
Gjithçka u përcaktua në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes ku Ylli e ruajti epërsinë dhe e regjistroi fitoren e radhës.
Taylor Bessick shpërtheu me 30 pikë e 14 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Artin Gashi me 23 pikë e 10 kërcime.
Te Borea shkëlqeu Blendi Matoshi me 34 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.
Kjo ishte fitorja e 8 për Yllin dhe gjendet në pozitën e tretë, ndërsa humbja e 12 për Borean.