Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Ylli mëson rivalin në Ligë të Kampionëve

Ylli mëson rivalin në Ligë të Kampionëve


7 July, 2022 @11:35

Në shortin e posa-mbyllur të rretheve kualifikuese për Ligë të Kampionëve në basketboll, kampioni i Kosovës Ylli ka mësuar rivalin.

Shorti ka dashur që Ylli të ndeshet me ekipin e njohur portugez, Benfica, me të cilët do të luftojë në çerekfinale të kualifikimeve, ndërsa në ndërkohë do të mësojë edhe rivalët e radhës në rrugë për fazën grupore.

Ylli vs. Benfica

Çerekfinalet kualifikuese janë paraparë të luhen më 21 shtator, gjysmëfinalet më 23 shtator ndërsa finalet më 25 shtator.

Fituesi i finales kualifikuese do të sigurojë pjesëmarrje në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 22/23.

Fituesi i ndeshjes Ylli-Benfica do të ndeshet me qipriotët, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica - Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping - Bamberg.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga