Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SUHAREKË

Ylli ndahet me reprezentuesin boshnjak Ismet Sejfic

Ylli ndahet me reprezentuesin boshnjak Ismet Sejfic


25 November, 2022 @21:26

Qendra e reprezentacionit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Ismet Sejfic, është ndarë me kampionin e Kosovës, KB Golden Eagle Ylli. Njoftimi i sotëm i skuadrës suharekase ka bërë të ditur se Sejficitt ka kërkuar vetë ndarjen me klubin, derisa klubi ka pranuar kërkesën e tij dhe kështu ka ardhur te ndërprerja e bashkëpunimit.

“Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit, kemi ndërprerë bashkëpunimin me Ismet Sejficit. Klubi e falenderon për kontributin e tij në ekip, i dëshirojmë shumë suksese në jetë dhe karrierë,” ka shkruar KB Ylli në njoftim.

Ismet Sejfic

Sejfic 29-vjeçar te Ylli ka pasur mesatare prej 6.4 pikësh për ndeshje, 6.4 kërcime dhe 1.6 asistime. Boshnjaku tash i hap vend një lojtari tjetër te kampionët, që do të kenë mundësinë të transferojnë një të huaj të radhës në skuadër.

Ylli, që drejtohet nga Adis Beciragic këtë stinor ka nisur Superligën me bilanc 0-4, por në ndërkohë është këndellur dhe ka përmirësuar bilancin në 5-4! Ekipi gjithashtu merr pjesë edhe në FIBA Europe Cup, ku ka humbur gjasat për kualifikim nga faza grupore, në stinorin debutues aty .


 
Të gjitha lajmet nga