Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI 1-0

Ylli një hap para gjysmëfinales, mposht thellë Vëllaznimin

Ylli një hap para gjysmëfinales, mposht thellë Vëllaznimin


5 April, 2023 @21:34

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, ka kaluar lehtë ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të PlayOffit ndaj Vëllaznimit në 13 qershori sonte, duke shënuar fitore të thellë.

Suharekasit kanë dominuar që nga çereku i dytë, ndërsa se do të shkonte kështu ndeshja u pa që në fillim, pasi që te Vëllaznimi aktualisht ka mbetur vetëm një lojtar i huaj, derisa të tjerët ishin të gjithë vendorë.

E ekipi i Adis Beciragicit me bankë të gjerë krahasuar me gjakovarët nuk pati fare problem për të shkuar drejt fitores, ku trajneri boshnjak i dha mundësi 11 lojtarëve nga 12 të shijojnë ndeshjen, për të fituar në fund 111-86 [25-22, 29-16, 27-17, 30-31].

Më efikasi te Ylli në këtë fitore ka qenë Rashun Davis që dha 26 pikë dhe bëri 8 asistime, ndërsa 16 pikë dha Bashir Ahmed që regjistroi edhe 9 kërcime në llogari të tij.  Nga 13 pikë shënuan Demetris Morant dhe Ardit Pepaj në fitore, që bën që Ylli të merr epërsinë 1-0 në seri dhe i duhet edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinale të PlayOffit.

Vëllaznimi në anën tjetër, i kënaqur me mbijetesë në Superligë ka luftuar aq sa ka mundur me forcat në dispozicion në ndeshje, ku Atik Koshi luajti me 18 pikë, ndërsa Shëndrit Llapi ishte i vetmi që kreu lojën me double-double duke dhënë 12 pikë e duke bërë 14 kërcime në lojë.

Dueli tjetër, në Shani Nushi pas tri ditësh.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga