YLLI - KERASANI
Ylli nuk lejon befasi, mposht Kerasanin
5 March, 2017 @20:14
Me fitoren e Yllit është mbyllur ndeshja e fundit e xhiros së XX në Superligën e Kosovës në basketboll.
Siç pritej, skuadra e Yllit ka qenë më e mirë se skuadra e Kerasanit, ndërsa rezultati përfundimtar i takimit ishte 114-101. Skuadra suharekase forcën e vet e tregoi që nga çereku i parë, ndërsa skuadra prishtinase, e cila në këtë takim erdhi pas fitores ndaj Vëllaznimit, më e mirë ishte vetëm në çerekun e fundit, mirëpo kjo nuk mjaftoi për të shkaktuar ndonjë befasi eventuale.
Më të dalluarit për skuadrën e Yllit ishin Kevin Brown me 35 pikë, 5 kërcime e 9 asistime dhe Christoper Olivier me double-double prej 21 pikëve, 15 kërcimeve e 3 asistimeve, ndërsa te Kerasani u veçua Alban Latifaj me 29 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Pas kësaj fitoreje, bilanci i Yllit është 9-11, kurse Kerasani ka bilanc 1-19 dhe ndodhet në vendin e fundit në tabelë.
KB YLLI
1 | Kevin Brown (36:51) | 35 pikë | 5 kërcime | 9 asistime |
2 | Trae Anderson (34:53) | 24 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
3 | Christopher Olivier (29:55) | 21 pikë | 15 kërcime | 3 asistime |
4 | Ergin Grosha (28:56) | 17 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Ujkan Karanezi (18:38) | 8 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Endrit Elshani (13:03) | 5 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Egzon Fetiu (16:23) | 4 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
8 | Dren Hoxha (13:13) | - | 1 kërcim | 1 asistim |
9 | Etnik Asllanaj (04:14) | - | 2 kërcime | - |
10 | Flori Gashi (03:48) | - | 1 kërcim | - |
11 | Rilind Krasniqi (00:00) | - | - | - |
KB KERASAN PRISHTINA
1 | Alban Latifaj (30:17) | 29 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Rinor Ahmeti (34:49) | 25 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
3 | Kreshnik Muçolli (27:55) | 14 pikë | - | 1 asistim |
4 | Kujtim Sadiku (23:04) | 12 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
5 | Dardan Kapiti (25:53) | 9 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
6 | Genc Gashi (06:49) | 4 pikë | 1 kërcim | - |
7 | Andi Vrapqani (05:13) | 3 pikë | 1 kërcim | - |
8 | Granit Hyseni (12:41) | 2 pikë | 4 kërcime | - |
9 | Fisnik Pula (08:21) | 2 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Ilir Hasani (07:04) | 1 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Gent Shala (17:49) | - | 3 kërcime | - |